Gruaja shqiptare në këtë pikturë është një ikonë e përjetshme, qëndron në qetësinë e saj, por edhe në një pozicion të mundimit shpirtëror. Gjesti i dorës në fytyrë – i interpretuar si lodhje, pritje apo zhytje në mendime – flet për rolin që ka mbajtur gruaja në historinë shqiptare: bartëse e dhimbjeve dhe krenarive të një kombi. Zbukurimet tradicionale, në kontrast me fytyrën e fshehur, sugjerojnë se në çfarëdo kohe, identiteti është i ruajtur në rrënjë, jo në shfaqje.
October 3, 2019