Image Alt

Hapi i Babait

Një këmbë e vetme, në një këpucë që s’mund të jetë e kujtdo tjetër — veç babait. Vendosur në mënyrë jo-normale, sikur të jetë ngjitur në një mjedis të trazuar kromatik, vepra flet për tentativën për të qëndruar në një vend që është i madh, i ngjeshur dhe i ngarkuar me kuptim.

Përdorimi i ngjyrave është fauvist në esencë – nuk përpiqet të imitojë realitetin, por të ndërtojë emocione përmes shpërthimeve kromatike. Vëllimi nuk krijohet nga drita, por nga kontrasti. Gjithçka duket si një botë e brendshme që ka shpërthyer në karton.

Category:

Date:

Se Shpejti

Rruga Kongresi Manastirit , P,Vjero, Tirana Albania
00355692143997